13.02.2012
Tragjedija
36, Prizren, Kosovo

Shkruan: Agim Gashi -

Asmira Reka

Me keqardhje edhe ne mërgimtarët morem lajmin e hidhur mbi tragjedinë e ortekut të bores në Restelicë ku një familje gati e tëra u shua. Mbeti vetëm çupëza e vogel Asmira Reka të cilen e nxoren të gjallë trupat e FSK-së dhe policia e Kosoves dhe për të cilen u fol në të kater anët e atdheut e të cilen e panë të gjithë. Këtë engjull Zoti nuk e mori. Atë e la ta përtrijë familjen. Por Asmira mbeti jetime.

Jetimja Asmira tani do një dorë të bekuar që do të ia ledhatoj duart, do të ia ledhatoj koken, do të ia ledhatoj zemren e saj e trupin e njomë për të ia zbutur plagën që është plagë më e madhe se orteku i bores që mori jetra e shkatrroi shtëpi.

Sa vështirë ndjehemi ne mërgimtaret kur marrim lajme të tilla fatkeqësie që ndodhin në atdheun tonë. Por sot vemendja u përqendrua në Restelicë, sepse orteku i rëndë sa bjeshka shkatrroi shtëpi, vrau njerz dhe la jetime një engjull e cila me pafajsinë e saj na dha dhimbje të konsiderueshme.

Neser në Kosovë do të jetë ditë zie. Unë do të shtrihem në spital për tu operuar dhe sdo të kem rastin të përcjell lajmet tjera. Për këtë arsye nuk munda të shtrihem pa i shkruar këta rrjeshta sa me i treguar Asmires se do të jem me Ty, dhe unë nga shtrati i spitalit patjeter se do të lutem edhe për Ty, që të dalësh e shëndosh sa më parë nga spitali, me shpresa se kujdesi për Ty moj jetimja më e re e Kosoves nuk do të mungoj, e se do të jetë si duhet dhe atëror. Në spital do të jemi edhe për Ditën e Pavarsisë dhe disi po e ndjej veten i ftohtë si moti sa i përket festimit nga frika se Kosoves po i hiqet fjala e parë Republikë, për të cilen fjalë është derdhë gjaku si lumi, janë mbajtë mija vite burgje, janë rrahë e torturu mijëra vasha e djelmosha... Shkurt është sakrifiku mbarë një popull!

Mbes me shpresë se sdo të ketë viktima tjera duke kerkuar nga të gjithë për solidaritet mbarëkombëtar të këtyre ditëve të rënda për atdheun. Bile këto ditë kursehuni nga sharjet politike, lerini inatet dhe smirat, sepse kur vuan atdheu, vuan edhe Zoti!


19 näyttökertaa
 
Kommentit

Ei ole kommentteja vielä.
Jätä kommenttisi, aloita keskustelu!

Blogi
Blogit päivitetään joka 5 minuutti