A e dini pse më pëlqejnë fëmijët?!
34, Pec, Kosovo

A e dini pse më pëlqejnë fëmijët?!

Sepse pasi grinden, pajtohen me njëri-tjetrin, pa qenë nevoja për të thënë 'më fal'.

Sepse kanë guxim të qajn, para të gjithve. Dhe ta tregojnë sa të duan, duke hapur krahët.

Sepse e duan babain, pa limit. Dhe nuk i zë gjumi, nëse nëna nuk është pranë tyre...

Sepse ndajnë me shokët ushqimin dhe nuk e tradhëtojnë njëri tjetrin për interes. Pasi zemra e tyre s'ka djallëzi...

Sepse kur rrëzohen. Vrasin gjunjtë dhe jo shpirtin.

Sepse kur bien ngrihen, dhe kur ngrihen, nuk humbasin kohë duke u marr me atë që ndodhi, por ecin para, duke vrapuar sërisht....

Sepse nuk qëndrojnë me ata, që janë të pasur apo të bukur. Por vetëm me ata, që i bëjnë të lumtur...

SEPSE TË RIKTHEJNË BUZËQESHJEN, EDHE ATËHERË KUR KE FRIKË, SE E HUMBE PËRGJITHMONË...

103 näyttökertaa
 
Kommentit
Kiss 06.12.2014

wauuuuuuuu e mrekullueshme fix

floridon floridon 07.12.2014

Flm Kisss *HI*

Blogi
Blogit päivitetään joka 5 minuutti