Kur ishe 8 vjec, babai të bleu një akullore dhe ti e falenderove duke bërë pis pantallonat e tij ngaqë të pikonte akullorja.
Kur ishe 9 vjec, ai pagoi për kursin tënd të pianos dhe ti e falenderove duke mos mësuar instrumentin.
Kur ishe 10 vjec, ai të bëri shëtitje rreth e rrotull qytetit, të çoi
nga stërvitja e futbollit tek ditëlindja e një shoku etj., dhe ti e
falenderove duke dalë nga makina dhe kurrë nuk e ktheve kokën prapa.
Kur ishe 11 vjec, ai të çoi ty me shokët e tu në kinema, për të parë
filmin që pëlqeje, dhe ti e falenderove duke i thënë që të ulej në një
vend larg teje.
Kur ishe 13 vjec, të sugjeroi se si ti prisje flokët, dhe ti e falenderove duke i thënë se s'kishte shije për keto punë.
Kur ishe 14 ai të pagoi një eksursion një-mujorësh dhe ti e falenderove duke mos i derguar asnjë letër kur ishe larg.
Kur ishe 15, ai erdhi nga puna, dhe kërkonte një përqafim tëndin. Dhe ti e falenderove duke mbyllur derën e dhomës tënde.
Kur ishe 16 ai të mësoi makinen dhe ti e falenderove duke i marrë makinen përherë.
Kur ishe 17 ai priste një telefonatë të rendesishme dhe ti e falenderove duke ndenjur gjithë diten & natën në telefon.
Kur ishe 18 ai qau kur ti u diplomove ndërsa ti e falenderove duke festuar me shokët e tu.
Kur ishe 19 ai të pagoi kolegjin dhe solli valixhet e tua në dhomë,
ndërsa ti e falenderove duke i thënë mirupafshim por me friken se mos
turperoheshe në sytë e shokëve.
Kur ishe 25 vjec, ai pagoi dasmën tënde dhe ti ia shpërbleve duke ikur nga qyteti bashkë me gruan tënde.
Kur ishe 50 vjec ai u sëmur dhe kerkoi ndihmen tënde. Dhe ti e falenderove duke menduar se ai ishte barrë për ty.
Dhe pastaj nje dite ai vdiq. Dhe vdekja e tij ra si një rrufe në zemrën tënde. U pendove për të gjitha gjërat që s'kishe bërë.
Duajini prindërit, sepse ato te falen jeten dhe bënë që të bëhesh DIKUSHI në jetë!!!
Još nema komentara.
Ostavi komentar, započni diskusiju!